Shuhet zjarri në Dropull, dëmtoi 8 ha kullotë
Përgjatë natës dhe orëve të para të ditës së shtunë ka vazhduar operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën e Dropullit, Gjirokastër.
Flakët kishin përfshirë një sipërfaqe të gjerë kullote në rrethinat e fshatit Likomil, Bashkia Dropull duke rrezikuar edhe banesat. Në operacionin për shuarjen e kësaj vatre problematike zjarri u përfshinë shërbimet zjarrfikëse të Dropullit, Gjirokastrës dhe Libohovës, strukturat e emergjencës në rang Prefekture si dhe banorët.
Mëngjesin e ditës së sotme është bërë e mundur shuarja e plotë e zjarrit. Flakët dëmtuan rreth 8 ha kullotë ndërsa nuk u prekën banesat dhe pasuria materiale e banorëve të fshatit Likomil.
Strukturat e Emergjencave Civile vazhdojnë të apelojnë për respektimin e masave parandaluese për zjarret e verës në Qarkun e Gjirokastrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta