Riaktivizohen zjarret në Dropull
Temperaturat e larta po riaktivizojnë zjarret e verës në zonën e Dropullit, Gjirokastër.
Pasditen e sotme në rrethinat e fshatit Likomil, Bashkia Dropull është regjistruar një vatër problematike zjarri.
Fillimisht flakët u shfaqën në një sipërfaqe me shkurre, në periferi të fshatit por për shkak të terrenit të thatë brenda pak minutash përfshinë një sipërfaqe të konsiderushme kullote.
Afërsia me banesat sillte edhe rrezikun e kësaj vatre zjarri për banorët e Likomilit. Për lokalizimin e zjarrit kanë punuar efektivat zjarrfikës të Dropullit dhe Gjirokastrës, strukturat e emergjencave civile në rang Prefekture, banorë të zonës, etj.
Madje si shkak i terrenit të thyer zjarrfikësve iu është dashur të përdorin pompat me ujë të shpinës dhe mjete rrethanore.
Vazhdon intesivisht operacioni për shuarjen e zjarrit në Dropull.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)