Fluks në pikën kufitare të Kapshticës/ Largohen emigrantët nga vendlindja

19 Gusht 2023 | 15:10

Ka nisur largimi i emigrantëve drejt vendeve të tyre të punës në Greqi, duke sjellë radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Në kushte të tilla, shtetasit shqiptarë dhe jo vetëm kanë qenë të detyruar të presin gjatë për të kaluar në anën tjetër të kufirit.

Kjo ka ardhur për shkak të fluksit të lartë të mjeteve nga njëra anë dhe nga ana tjetër autoritet greke kanë punuar me 2 sportele në hyrje.

Për shkak të fluksit të lartë autoritet tona të kufirit i kanë kërkuar homologëve grekë të punojnë me procedurë të përshpejtuar.   

Vetëm paraditen e së shtunës nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kanë kaluar më shumë se 2700 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, situata paraqitet e qetë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026