Rihapet padia ndaj Jackson/ Dy persona akuzojnë ish-yllin e popit për abuzim seksual
Dy persona që pretendojnë se janë abuzuar seksualisht nga këngëtari Michael Jackson kur kanë qenë fëmijë mund të rikthejnë padinë ndaj tij.
Vendimi është marrë nga një gjykatë amerikane, e cila u ka dhënë të drejtë shtetasve Uejd Robson dhe Xhejms Sejfçak.
Personat në fjalë, aktualisht rreth të dyzetave, deklarojnë se Jackson ka abuzuar me ta për vite me radhë kur ishin në moshë të vogël.
Sipas vendimit të gjykatës, të dy ata tani mund të ndjekin paditë e bllokuara kundër kompanive të këngëtarit, të cilat kishin përgjegjësinë për t’i mbrojtur.
Avokatët e Jackson, i cili ndërroi jetë në vitin 2009, kanë ruajtur pozicionin për pafajësinë e klientit të tyre.
Robson dhe Sejfçak pretendojnë se janë abuzuar nga këngëtari në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90, kur qëndronin në fermën e tij.
Akuzat u pasqyruan në dokumentarin e vitit 2019 me titull “Leaving Neverland”, të cilin familja e Jackson e cilësoi një “linçim publik”.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës