Nën hetim ish-kancelari austriak/ Kurz akuzohet për dhënie të dëshmisë së rremë
Ish-kancelari austriak Sebastian Kurc është akuzuar për bërjen e deklaratave të rreme në një komision parlamentar që po hetonte mbi një skandal korrupsioni që çoi në rrëzimin e qeverisë së tij në vitin 2019.
Sipas të dhënave të fundit, prokurori i çështjes ka dorëzuar një padi ndaj Kurc dhe dy ish-bashkëpunëtorëve të tij në Gjykatën e Vjenës dhe ish-lideri austriak do të paraqitet përpara togave të zeza më 18 tetor.
Hetimi parlamentar nisi në vitin 2021, kur Kurc ishte ende në detyrë, dhe kishte në fokus një video ku shfaqej zëvendësi i tij Hajnc Kristian Shtrahe teksa i ofronte favore një investitori rus.
Publikimi i videos në vitin 2019 bëri që koalicioni qeverisës që Kurc kishte formuar me partinë e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë, të rrëzohej.
Dëshminë e rremë Kurc e dha lidhur me rolin e tij në krijimin e një kompanie, që administronte rolin e shtetit në sipërmarrjet private.
Një krim i tillë rrezikon të ndëshkohet me të paktën 3 vjet burg në Austri.
Nga ana e tij, Kurz ka mohuar akuzat përmes një postimi në platformën online “X”, e njohur më parë si “Twitter”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor