Inter Miami fiton Kupën e Ligës, Lionel Messi vendos rekord
Lionel Messi ka vendosur një rekord absolut, ndërsa ka shtuar një tjetër trofe në kabinetin e tij.
Argjentinasi duke udhëhequr skuadrën e Inter Miamit arriti të triumfonte në Kupën e Ligës, ndërsa në finale mposhtën Nashville, ndeshje e cila u vulos pas gjuajtjes së 11 metërshave.
Koha e rregullt u mbyll në shifrat e barabarta, ndërsa ishte po Leo Messi ai i cili realizoi një supergol në pjesën e parë. Me nisjen e pjesës së dytë, Nashville u kundërpërgjigj me Picault, duke regjistruar rezultatin 1-1.
Për të vendosur fituesin u aplikuan penalltitë, ku të dyja skuadrat ekzekutuan nga 11 secila. Leal gaboi fillimisht për Nashville, më pas për Majemin Ulloa. Fituesi u vulos vetëm pas gjuajtjes së 11-të, aty ku gjuajtja e portierit të Nashville, u prit nga Callender.
Kështu, Inter Miami fitoi trofeun e parë të epokës Messi, me argjentinasin që e nis rrugëtimin e tij në SHBA në mënyrën më të mirë të mundshme. Ky ishte trofeu numër 44, ndërsa bëhet kështu futbollisti me më tepër tituj të fituar në historinë e futbollit. Që prej kalimit të tij në Miami, Messi ka shënuar 10 gola në 7 paraqitje.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta