Efekti ‘Lionel Messi’, Inter Miami rrit çmimin e biletave, 10 herë më shtrenjtë
Transferimi i Lionel Messit drejt SHBA u cilësua si një lëvizje ndër më të bujshmet në historinë e futbolli botëror, me argjentinasin që për herë të parë largohej nga kontinenti i vjetër, që prej mbërritjes së tij.
Jo vetëm buja, por edhe influence ka qenë e jashtëzakonshme si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj. Messi është padyshim lideri i Inter Miamit, por gjërat kanë ndryshuar shumë me ardhjen e tij.
Nga një skuadër në fundin e tabelës, tashmë rikthyer si më e mira e MLS, Inter Miami po sheh sezonin e saj më të mirë në histori. Ajo çka mbetet një shqetësim i vërtetë për tifozët është çmimi i biletave.
Në krahasim me periudhën para ardhjes së argjentinasit, biletat janë shtrenjtuar afro 10 herë. Konkretisht të shihje një ndeshje në stadiumin e Inter Miami më parë kushtonte 31 dollarë, ndërsa tani plot 282 dollarë, një rritje e çmendur.
Kjo shifër është edhe më e lartë se biletat për të parë ndeshjet e futbollit amerikan, ndërsa po të vështrosh tek biletat për ndeshjet në transfertë, ato kushtojnë plot 400 dollarë.
Kjo rritje është pikërisht efekt i ardhjes së yllit Lionel Messi, i cili po shkëlqen me Inter Miami, duke shënuar në të gjitha paraqitjet e deri më tanishme. Kujtojmë se pas ardhjes së tij, në skuadër u zyrtarizuan dhe Jordi Alba e Sergio Busquets.
LEXONI GJITHASHTU:
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme