Lojtari më i mirë i sezonit/ UEFA publikon të nominuarit, mes tyre s’mungon as Messi

17 Gusht 2023 | 17:27

Mesi, Haland dhe De Bruyne janë 3 lojtarët e nominuar nga UEFA për të zgjedhur më të mirin e sezonit që lamë pas. Qeveria evropiane e futbollit ka vlerësuar performancat e gjithësecilit, ndërsa më 31 gusht do të zgjidhet futbollisti i vitit.

Kriteri i përzgjedhjes është i tillë, duke vlerësuar lojtarët në paraqitjet e bëra me skuadrat dhe kombëtaret e tyre. 3 emrat e parë janë përzgjedhur në bazë të votave të trajnerëve të disa skuadrave dhe një grup gazetarësh që gjithashtu ishin pjesë e jurisë.

Në listën me 11 emrat e futbollistëve më të mirë të sezonit ka vend dhe për Gundogan, Rodri, Mbappe, Modric, Brozovic, Rice, Mac Allister e në fund Jesus Navas i cili fitoi Europa League me Sevillan.

Sa i përket 3 lojtarëve më të mirë, Messi vjen si kampion bote, ndërsa nuk arriti të kishte të njëjtin shkëlqim me PSG, ndërsa te Inter Miami po zhvillon një super sezon.

Haland ka fituar 3pletën me Manchester Cityn, si dhe triumfoi në Superkupën e Evropës ndaj Sevillas. Sa i përket De Bruyne, po ashtu është fitues i tripletës, ndërsa ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë larg fushave për 4 muaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026