Zhdukja e kontratës së sterilizimit, Berisha: Akt kriminal, Beqaj fshehu vjedhjen
Zhdukja e kontratës origjinale të koncesionit të sterilizimit, sipas Sali Berishës është një akt kriminal i shëmtuar për të fshehur gjurmët e vjedhjes e që autor kryesor kanë ish-ministrin Ilir Beqaj.
Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, Berisha shprehet se Beqaj po kërkon të fshehë të gjitha klauzolat e kontratës, në të cilat është bazuar “vjedhja e hapur e parave publike nga koncesionari i tij”.
“Kriminel me mandat ministri, anëtarë qeverie si Beqaj, për të fshehur gjurmët e vjedhjeve të tij të tmerrshme, prej qindra milionë euro me koncesionet e tij, ka zhdukur origjinalin e kontratës së sterilizimit. Me zhdukjen e kontratës origjinale dhe zëvendësimin e saj me një kontratë të falsifikuar, Beqja kërkon të fsheh të gjitha klauzolat e kontratës, në të cilat është bazuar vjedhja e hapur e parave publike nga koncesionari i tij”, shkruan kreu i Rithemelimit, duke e cilësuar veprimin e Beqajt një pasqyre të kabinetit qeveritar Rama.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West