Aksident në Vlorë, shoferja përplas me makinë të moshuarin (detaje)
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Vlorë. Një 44-vjeçare me iniciale R. B., ka goditur teksa drejtonte makinën një këmbësor.
I lënduari, A. A., 69 vjeç është transportuar menjëherë në spital dhe bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, automjeti me drejtuese shtetasen R. B., 44 vjeçe, banuese në Vlorë, ka aksidentuar shtetasin A. A., 69 vjeç, banues në Vlorë, këmbësor.
69-vjeçari është transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta