Rekord viktimash në Suedi, raportohet për 351 viktima në 24 orë
Suedia, e cila ishte në qendër të vëmendjes globale, për shkak të strategjisë së saj strikte për pandeminë, një ditë më parë raportoi një numër rekord vdekjesh nga COVID -19 duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 10 mijë, megjithëse duket se numri i infektimeve të reja ka qenë në rënie.
Sipas statistikave të Agjencisë së Shëndetit Publik në vetëm 24 orë në vend u regjistruan 351 viktima dhe 6580 raste të reja të infektuarish.
“Kemi më shumë se 10 000 të vdekur dhe presim që ky numër të rritet për shkak të nivelit të lartë të infektimeve në vend. Jemi të vetëdijshëm që Suedia është goditur rëndë nga Covid-19 dhe ka shumë pasoja”, njoftoi agjencia e Shëndetit Publik.
Numri i viktimave sipas zyrtarëve është rritur kryesisht pas periudhës së festave të fundvitit, pasi janë raportuar me vonesë nga qytetarët.
Autoritetet shprehen se situata është akoma e vështirë në sistemin shëndetësor me disa përjashtime të vogla ku ka pasur përmirësim.
Rreth 20% e shtretërve në terapinë intensive janë të lirë, megjithatë situata varion sipas rajoneve . Deri më tani në total në Suedi rreth 10185 njerëz kanë humbur jetën për shkak të pandemisë.
Shkalla e vdekjeve për frymë në Suedi, e cila shmangu kufizimet e ashpra, është shumë herë më e lartë sesa fqinjët e saj të tjerë nordik, por shumë më e ulët se shumë vende evropiane të cilat zgjodhën të forcojnë masat kufizuese.
Lexoni gjithashtu:
Vaksinimi në Evropë, procesi rinis në Francë, në Britaninë e Madhe ndihmojnë edhe farmacitë lokale
Rritja e infektimeve me COVID-19 në Evropë, zgjaten masat kufizuese në disa shtete
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë