U përpoq të shpëtonte vëllain e vogël, mbytet në liqen 20-vjeçarja në Itali

21 Gusht 2023 | 13:42

20-vjeçarja Anna Lorenzi u mbyt tragjikisht të dielën në liqenin e Gardas në Itali ndërsa tentoi të shpëtonte vëllain e saj të vogël. Ajo vuri re se vëllai i saj 14 vjeçar po haste vështirësi për të notuar kundër rrymës dhe u hodh menjëherë në ujë për ta ndihmuar.

Për fat të keq, ajo nuk ishte aq e fortë sa për të mposhtur rrymën dhe filloi të zhytej nën dallgë.

Vëllai I saj u shpëtua nga dy zhytës të cilët u shkuan në ndihmë kur dëgjuan britmat, po ata nuk mundën të shpëtonin Anën.

Trupi i saj i pajetë u nxor më vonë nga uji  nga zyrtarët e rojës bregdetare, raporton ANSA . Vendasit janë ankuar se këtij seksioni të plazhit të liqenit i mungon personeli i shpëtimtarit apo pajisjet e mjaftueshme mjekësore emergjente.

Tragjedia e fundit në liqenin Garda vjen pasi një tjetër grua u mbyt atje së fundmi. Turisti u zhyt në ujë të shtunën, por nuk arriti të dilte sërish. Ekuipazhet e urgjencës e nxorën nga liqeni dhe tentuan CPR, por ajo vdiq në vendngjarje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026