Aksident i rëndë në Brazil, përmbyset një autobus me tifozë, 7 të vdekur

21 Gusht 2023 | 14:08

Shtatë persona humbën jetën dhe 27 të tjerë u plagosën kur një autobus që transportonte tifozë të klubit të futbollit Corinthians u përmbys dhe ra në një përroskë buzë rrugës në Brazil.

Nga 27 të plagosurit, një person është në gjendje të rëndë, edhe pse jashtë rrezikut për jetën, raporton Reuters. Në autobus ishin 43 persona.

Autobusi po transportonte tifozët që ktheheshin nga një ndeshje që Corinthians luajti kundër Cruzeiro në Belo Horizonte, kryeqyteti i shtetit brazilian të Minas Gerais.

Klubi i futbollit Corinthians shprehu keqardhjen e tij për aksidentin dhe dërgoi ngushëllime për familjet e viktimave, si dhe drejtuesit e disa klubeve të tjera.

Ngushëllime ka shprehur edhe presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili është tifoz i Corinthians.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republikanët amerikanë po largohen nga Izraeli, Netanyahu rrezikon të humbasë mbështetjen më të fortë

Mbështetja tradicionale e Partisë Republikane për Izraelin po shfaq shenja dobësimi, ndërsa gjithnjë e më shumë republikanë, veçanërisht të rinjtë, po shprehin qëndrime kritike ndaj...
21:18 | 29/06/2026

Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim

Irani tha të hënën se nuk janë planifikuar takime negociuese me Shtetet e Bashkuara në asnjë nivel në ditët në vijim, pasi Teherani mbetet i...
20:47 | 29/06/2026

Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka njoftuar se një 21-vjeçar është shpëtuar i gjallë nga rrënojat e një ndërtese, pas tërmeteve me magnitudë 7.2...
20:01 | 29/06/2026