VIDEO| Abazoviç sulmohet në diskotekë, policia çan turmën me spraj

21 Gusht 2023 | 14:41

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç është përballur me një situatë të sikletshme mbrëmjen e shkuar në qytetin turistik të Budvës.

Mediet serbe raportojnë se kreu i qeverisë malazeze ka qenë i pranishëm në një nga diskotekat më të mëdha të Budvës, për të ndjekur nga afër koncertin e Dino Merlin, kur një person është afruar për ta qëlluar dhe ka lëshuar një sërë akuzash dhe ofendimesh në drejtim.

Në ato momente kanë ndërhyrë truprojat e kryeministrit për të larguar qytetarin e irrituar, por kjo gjë ka shkaktuar kaos në Diskotekë.

Nga ky moment forcat e shumta të gardës dhe policisë ndërhynë me gaz lotsjellës në ambientet e brendshme të klubit duke evakuuar kryeministrin.

Por ky version i shpërndarë me shpejtësi mbrëmjen e djeshme nga mediet serbe, është hedhur poshtë zyrtarisht nga policia malazeze e cila deklaroi se kishte një shtytje nga disa persona dhe Abazoviç ishte duke ecur drejt daljes në atë moment.

Vetë Abazoviç ende nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë ngjarje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026