Një jetë kushtuar gjuhës shqipe, shuhet në moshën 86-vjeçare akademiku Bahri Beci
Akademiku Bahri Beci ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lindur në Shkodër në vitin 1936, ai ishte një personalitet i shquar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Gjatë karrierës së tij, akademiku Beci shquhej për veprimtarinë e tij të pasur në disa fusha të gjuhësisë shqiptare historike dhe bashkëkohore për më shumë se gjashtë dekada.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e dialektologjisë, fonetikës, gramatikës, historisë së gjuhës shqipe dhe statusit të saj në lidhjen gjuhësore ballkanike.
“Ai është autor i dhjetëra veprave monografike dhe studimore në fushën e dialektologjisë, të fonetikës, të gramatikës, të rrugës së formimit të shqipes së njësuar, të historisë së gjuhës shqipe dhe të statusit të saj në lidhjen gjuhësore ballkanike”- thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave.
Pas mbarimit të studimeve universitare në vitin 1958, Beci u emërua kërkues shkencor në Institutin e Gjuhësisë e Letërsisë dhe ka kryer detyra të rëndësishme drejtuese, përfshirë përgjegjësinë për sektorin dhe drejtimin e projekteve shkencore, si dhe rolin e sekretarit shkencor dhe drejtorit.
Ai kreu edhe studime të avancuara në Paris. Më pas, kthimi në Tiranë e lejoi atë të përfundojë disertacionin e shkallës së parë me temën “Të folmet e gegërishtes qendrore” dhe disertacionin e shkallës së dytë me studimin “Të folmet veriperëndimore të shqipes dhe sistemi fonetik i të folmes së Shkodrës”.
LEXONI GJITHASHTU:
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta