Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare operatori i filmave shqiptar

16 Qershor 2023 | 15:39

Ndahet nga jeta operatori i mirënjohur i kinemasë shqiptare, Artisti i Merituar Pëllumb Kallfa.

Lajmi është shpërndarë këtë të premte nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e cila ka shprehur ngushëlimet për familjen e tij dhe po ashtu ka treguar mirënjohje për punën dhe kontributin e tij në kinematografinë e Shqipërisë.

“Qendra Kombëtare e Kinematografisë i shpreh ngushëllime të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve të të ndjerit dhe ruan mirënjohje të thellë për punën artistike dhe kontributin e tij në kinematografinë e Shqipërisë.

Pëllumb Kallfa ishte operator i filmave kronikale, dokumentarë dhe artistikë – Artist i merituar. Lindi në Tiranë më 1945. Djali i fotografit të njohur dhe një nga kronistët e parë të kinematografisë shqiptare, Mehmet Kallfa. Mbaroi studimet e larta në Universitetin e Tiranës. Në kinematografi filloi si asistent dhe më vonë u mor me xhirimin e suzheteve të kinoditarëve dhe filma kronikalë.

Filmin e parë dokumentar e realizoi më 1971 Më shumë mish për popullin. Gjithsej xhiroi rreth 25 filma kronikalë dhe dokumentarë nga të cilët 12 dokumentarë. Kamera e tij u dallua sidomos me filmat: Basketbollistja nr. 10 dhe Shqipëria turistike 1972,  Pranë hapave të para dhe duke përdorur rrezatimet bërthamore 1974, etj. Filmi i tij i parë me elemente të interpretimit ishte A.B.C…..Zzh/  R: Xh. Keko, 1971. Bashkë me regjisorin Dh. Anagnosti xhiruan filmin Cuca e maleve/ R: Dh. Anagnosti, 1974/.

Gjithsej xhiroi 22 filma artistikë. kryesisht me regjisorë të njohur. Për punën e tij u nderua me titullin e nderit Artist i Merituar.

Filma të tjera përfshijnë: Lulëkuqet mbi murel R: Dh. Anagnosti, 1976, Gjeneral gramafoni – nderuar me çmim-R: V.Gjika dhe Dollia e dasmës sime R: M.Topallaj, 1978, Një vonesë e vogëll R: Xh. Keko, 1982, Vendimil R: K. Dhamo, 1984. Përrallë nga e kaluaral R: Dh. Anagnosti, 1987, Pranvera s’erdhi vetëm R: P.Milkani, 1988/, Vitet e pritjes R: E. Musliu, 1989, etj. Për nivelin e lartë cilësor, në vitin 1989”,-shkruan Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026