Zgjedhjet në Kukës, PD ankimon në KAS vendimin për anëtarë në KZAZ
Partia Demokratike ka depozituar në KAS ankimimin në lidhje me zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës.
PD kërkon të përfaqësohet në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës dy anëtarë në KZAZ dhe jo një të vendosur nga KQZ.
Më herët përmes një deklaratë për mediet, zëdhënësja e PD Mirela Karabina është shprehur se vendimi për t’i dhënë Partisë së Lirisë 2 komisionerë në zgjedhjet e Kukësit është qartazi një dëm që iu bëhet demokratëve, të cilët përfaqësohen vetëm nga Partia Demokratike.
“Komisioneri Celibashi, edhe njëherë si në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka marrë një vendim politik kundër Partisë Demokratike dhe në shërbim të oligarkisë politike, duke emëruar Partinë e Lirisë si partinë më të madhe opozitare në shkelje të hapur të ligjit. Nëse më 14 maj ndodhi transferimi politik i votës nga Foltorja tek Partia e Lirisë, sot Komisioneri po bën transferimin ligjor duke i konsideruar votat e demokratëve si të LSI-së”, tha Karabina.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania