Marrëveshja e Shqipërisë për vaksinën do të jetë sekrete

15 Janar 2021 | 11:48

Një vendim i qeverisë i publikuar në Fletoren Zyrtare thotë se marrëveshja e shtetit shqiptar me kompaninë “Pfizer/BioNtech” do të mbetet sekret.

Kjo marrëdhënie konfidencialiteti është kërkuar nga kompania, sipas qeverisë, e cila ka rënë dakord me këtë kusht.

“Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Pfizer Export BV nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare. Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj,” – shkruhet në Fletoren Zyrtare.

Një strukturë e policisë së shtetit është ngarkuar me sigurinë e transportit të 500 mijë dozave të vaksinës në vend.

Në aktin normativ Nr 1. datë 10.1.2021 thuhet se procedurat për pagesën dhe marrjen në dorëzim të dozave të vaksinës do të jenë përgjegjësi e Institutit të Shëndetit Publik. Vendimi shton se, nuk do të paguhet as tarifë doganore për vaksinat anti-COVID dhe as për ato me një kod specifik që do të hyjnë në Shqipëri.

Ndërkohë një tjetër pikë shumë e rëndësishme, mbajtur deri tani sekret nga qeveria, ka të bëje me transportin vaksinës nga momenti i mbërritjes në doganë deri në pikën e vaksinimit. Sipas aktit normativ sigurimi i transportimit të dozave nga Pfizer do të merret përsipër nga policia e shtetit.

“Efektet financiare që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2021.

Lexoni gjithashtu:

Vaksinimi kundër COVID-19, Euronews Albania ndjek procesin brenda stadiumit ”Air Albania”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026