Djokoviç revansh ndaj Alcaraz, tenisti serb mposht rivalin spanjoll

21 Gusht 2023 | 16:32

Novak DjokoviԷ është hakmarrë ndaj tenistit numër 1 në botë, Alcaraz, duke e mposhtur këtë të fundit në finalen e Cincinnati Open. Tenisti serb zhvilloi një paraqitje fantastike, ku në fund arriti të ngrinte lart trofeun.

Seti i parë u fitua nga spanjolli me rezultatin 7-5, duke dhënë idenë se do të ia dilte sërish të triumfonte ashtu si në Wimbledonin e pak javëve më parë. Këtë herë llogaritë u bënë ndryshe, me 36-vjecarin më të vendosur për fitore. Seti i radhës solli baraspeshën në fushë ndërsa u fitua 7-6 nga Djokoviç.

Edhe seti final u fitua me të njëjtin rezultat nga serbi, që fiton kështu një tjetër finale e një tjetër trofe në karrierë.

Ky ishte trofeu i 68 i rëndësishëm në karrierën e Novak Djokoviç, që bëhet kështu tenisti më i vjetër në moshë që fiton në kompeticionin e Cincinnati Open. Ndeshja e radhës mes dy yjeve të tenisit botëror do të mbahet në Grand Slem, ndërsa edhe pak javë më parë u ndeshën së bashku. Në Wimbledonin e mbajtur në Londër, ishte Alcaraz i cili arriti të shtangte Djokoviç, e duke vijuar të qëndronte në rang listë si numri 1 në botë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026