Finalja e Wimbledon, Londra pret më të mirët e botës Djokoviç dhe Alcaraz
Ashtu siç dhe pritej janë konfirmuar emrat e dy tenistëve të cilët do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e Wimbledon që zhvillohet në Londër. Bëhet fjalë për dy atletët më të mirë në botë, konkretisht Alcaraz si numri 1 dhe Djokoviç, që vjen pas tij në renditje.
Dy tenistët në fazë gjysmëfinale nuk hasën problem, duke mposhtur lehtësisht kundërshtarët respektivë. Djokoviç ishte i pari që siguroi një biletë për finalen e madhe të Wimbledon, ku mposhti italianin Sinner 3-0. 36-vjeçari i lindur në Beograd fitoi tre setet me rezultat 3-6, 4-6 dhe 6-7.
Në gjysmëfinalen tjetër Alcaraz, i cili padyshim është pretendenti kryesor për fitimin e trofeut, mposhti rusin Medvedev. Të tre setet u fituan nga 20-vjecari me rezultat 6-3. Dyshja në fjalë janë përballur dy herë së bashku në 2022 dhe 2023, ku kanë nga një fitore secili, ku në Madrid fitonte Alcaraz, ndërsa në French Open triumfonte Novak Djokoviç. Kujtojmë se tenisti serb numëron 7 trofe të Wimbledon, ndërsa në rast fitore të dielën do të barazonte rekordin e vendosur nga Roger Federer.
LEXONI GJITHASHTU:
- Incidenti në Wimbledon, tenistja ukrainase refuzon t’i japë dorën asaj bjelloruse
- Wimbledon pezullon ndalimin ndaj lojtarëve rusë dhe bjellorusë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme