Incidenti në Wimbledon, tenistja ukrainase refuzon t’i japë dorën asaj bjelloruse
Ndeshja e tenisit mes Azarenkës dhe Svitolinës në Wimbledon ka prodhuar një incident në përfundim, i cili nuk është pritur mirë nga tifozët e pranishëm.
Dy atletet kanë refuzuar t’i japin dorën njëra-tjetrës, kjo për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Azarenka, atletja bjelloruse u mposht nga kundërshtarja e saj Ukrainase me rezultatin 1-2, konkretisht 6-2, 4-6 dhe 6-7.
Svitolina ka refuzuar gjatë gjithë kompeticionit të takojë atletet nga Rusia e Bjellorusia, kjo në shenjë proteste për luftën mes shteteve. Azarenka, në daljen nga fusha bëri një gjest të çuditshëm, duke ngritur duart e treguar sit ë ishte e prangosur. Ishin tifozët në tribuna që nisën fyerjet e fërshëllimat ndaj saj.
Në deklaratën e saj, pohoi se e respekton vendimin e atletes ukrainase, ndërsa i cilësoi tifozët të pirë.
“Diskutimet për shtrëngimet e duarve nuk janë jetike. Nëse doni të vazhdoni të flisni për të, bëjeni. Mund të bëni një rast për të, të bëni tituj, çfarëdo që të bëni, vazhdoni. Svitolina nuk shtrëngon duart me lojtaret nga Rusia dhe Bjellorusia. Unë e respektoj vendimin e saj. Çfarë duhej të bëja? A duhet të ulem dhe të pres? Asgjë që do të kisha bërë nuk ishte e drejtë, kështu që bëra atë që mendova se ishte e përshtatshme për t’i bërë të ditur se e respektoja vendimin e saj. Mendoj se ishte një ndeshje e madhe tenisi. Nëse bota po i kushton vëmendje vetëm shtrëngimeve të duarve ose disa spektatorëve të dehur që bërtasin në fund, është turp”– tha ajo.
Në ndeshjen e ardhshme, ukrainasja Svitolina do të përballet me tenisten nga Polonia Swiatek.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa