Plazhet publike pa vrojtues, Bizneset private në Velipojë kusht për marrjen e lejes
Sezoni turistik tashmë ka nisur zyrtarisht prej 2 muajsh në Velipojë. Pushuesit janë të shumtë ku si çdo vit rekordi mbahet nga shqiptarët e Kosovës. Por edhe ky vit ka nxerrë në pah problematika.
Euronews Albania bëri një vëzhgim në plazhin e Velipojës ku bie në sy mungesa e vrojtuesve, kryesisht në hapësirat publike.
“Mungesa e rojeve bregdetare vijon të jetë një problem shqetësues në plazhin e Velipojës. Më problematike paraqitet situata në hapësirat publike, ku bashkia e Shkodrës duhet të kishte punësuar vrojtues në kullat e vrojtimit, por mesa duket një gjë e tillë nuk ka ndodhur”- tha gazetari Teodor Gjerga.
Kjo është kulla e vrojtimit në një nga hapësirat publike në plazhin e Velipojës.
Pushuesit kryesisht nga Kosova e cilësojnë këtë si problematikë shqetësuese ndërsa kërkojnë që të zgjidhet pasi nuk ndihen të sigurt.
Ndryshe paraqitet situata në plazhet private ku kriter për të marrë lejen e biznesit duhet që këto subjekte të kenë dhe rojen bregdetare.
Në Velipojë janë rreth 65 biznese të cilat shfrytëzojnë hapësirën bregdetare dhe kanë kulla vrojtimi ndërsa fatmirësisht për këtë sezon turistik nuk ka pasur asnjë humbje jete në plazhin e Velipojës.
LEXONI GJITHASHTU:
Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS