Inceneratori i Fierit, avokati i Arben Derivshajt: Nuk faktohen akuzat e Prokurorisë
Ish-zv.presidenti i FSHF Arben Dervishaj në seancën e sotme të GJKKO ka deklaruar se qëndrimi i Prokurorisë ndaj tij është në shkelje.
Avokatit të tij, Elis Bilali, është shprehur se Dervishaj akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion pasiv, megjithatë sipas tij nuk ka asnjë dokument të falsifikuar konkret të lëshuar nga Dervishaj.
“Jemi përpara një rasti unik në aspektin proceduarial, ku Arben Dervishaj është pa pretencë. Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion pasiv në sektorin privat, prokuroria kërkon të deklarohet fajtor për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Një qëndrim i tillë ka cenuar të drejtën e mbrojtjes se prokurori nuk citon cili është dokumenti që është falsifikuar dhe ka pasur detyrë ta lëshonte Dervishaj.
Ligji dhe aktet normative parashikojnë se situacionet hartohen nga koncesionari dhe kontrollohen prej tij por jo të bëhen prej tij.
Është i pavërtetë pretendimi që janë situacionuar punime të parealizuara apo makineri që s’kanë ardhur.
Në situacionin 45 të bërë nga Farudin Arapi, përshkruhet gjendja e inceneratorit dhe për çka pasqyrohet aty, punimet janë bërë e makineritë kanë ardhur.
Pa një sens llogjik është dhe akuza e korrupsionit pasiv. Prokuroria nuk ka thëne pse ky përfitim është i paligjshëm. Me cilin veprim në kundërshtim me ligjin e lidh ne aspektin logjik.
Ai është një raport privat midis tij dhe Zotos dhe lekët janë kthyer rregullisht. Pse nuk u bë akt ekspertimi nga inxhininier të fushës?
LEXONI GJITHASHTU:
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)