Lokalet në Prishtinë, 500-3000 euro gjobë për muzikën e lartë

21 Gusht 2023 | 16:47

Lokalet në Prishtinë do të gjobiten nga 500 deri në 3000 euro nëse do të shkaktojnë zhurma më shumë sesa norma e lejuar. Ky vendim është bërë publik këtë fillim jave nga kryetari komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Vizituam sot Dhomën e Monitorimit të Ndotjes Akustike në Inspektoratin e Kryeqytetit. Nga e hëna fillojmë edhe zyrtarisht punën dhe duke u bazuar në rregulloren e miratuar në Kuvend, të gjitha lokalet e gastronomisë në Kryeqytet, të cilat nuk respektojnë decibelët e lejuar do të gjobiten,” – shkroi ai në Facebook.

Sistemi, i cili do të vihet në zbatim nga e hëna, perveç matjes në mënyrë automatike do të bëjë me dije dhe gjobën për ata që e tejkalojnë normën e lejuar, duke evituar vendimet nga inspektorët. Rrjedhimisht me këtë sistem askush nuk do të mund të ankohet  për sasinë e parave që do të duhet të paguajë pas shkeljes.

Kryetari Rama tha se Prishtina është lidere në botë me këtë sistem të monitorimit të zhurmës.

Kontrollimin e zhurmës e mirëpritën edhe përfaqësuesit e gastronomëve. Zhurma e lejuar për lokalet e gastronimisë do të jetë 60 decibel. Tejkalimi i kësaj sjell gjoba.

Për të marrë pajisjen, lokalet është dashur të aplikojnë në komunë, ndërsa për ata që nuk kanë aplikuar ende u tha se dënimet do të fillojnë menjëherë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026