Qeveria sllovene do të japë 3 mijë euro për çdo qytetar të prekur nga përmbytjet
Qeveria sllovene po punon për hartimin e një ligji emergjent në mënyrë që njerëzit e prekur nga përmbytjet shkatërruese të fundit të marrin një shumë parash prej shtatë shporta minimale të konsumit, tha sot Ministri slloven i Punës, Familjes dhe Çështjeve Sociale, Luka Mesec.
Një person që jeton vetëm duhet të marrë 3255 euro dhe një familje katër anëtarësh me dy prindër që punojnë dhe dy fëmijë të mitur duhet të marrin 11473 euro, raporton agjencia STA.
Mesec tha se qeveria mund të miratojë një projektligj emergjence të enjten që mund të miratohet nga parlamenti javën e ardhshme dhe të hyjë në fuqi që në shtator.
Qendrat për punë sociale do të përcaktojnë se kush mund ta marrë këtë mbështetje financiare nga shteti, e cila nuk është e destinuar vetëm për përfituesit e ndihmës sociale, por edhe për të gjithë ata që kanë pësuar “dëm të rëndë”, tha Mesec.
“Ideja është që të ndihmohen njerëzit që të paktën pjesërisht të ngrihen në këmbë”, tha ministri dhe konfirmoi se ende nuk janë përcaktuar detajet e kritereve për dhënien e ndihmës.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia