Kanosën biznesmenin në Krujë të tërhiqte kallëzimin për vjedhje, arrestohen auorët

22 Gusht 2023 | 11:41

Policia e Krujës ka arrestuar 4 persona të cilët kanosën me armë zjarri pronarin e një biznesi të shitjes së makinave.

Personat në fjalë kanosën biznesmenin me një armë zjarri tip pistoletë dhe një armë gjahu, me qëllim që ky i fundit të tërhiqte kallëzimin penal për njërin nga të arrestuarit, për vjedhje në biznesin e tij

Policia bën me dije se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armët e zjarrit dhe 2 celularë.

Gjithashtu, në fshatin Picrragë janë gjendur disa bimë kanabisi që dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi që dyshohet për vjedhje.

Materilaet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë zjarri, në lagjen “Kastrioti”, Fushë Krujë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Step by step”, për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve: E. B., 25 vjeç, A. H., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Zallë; S. H., 42 vjeç dhe A. H., 18 vjeç, të dy banues në Borizanë.

Shtetasi S. H. dyshohet ka vjedhur në një biznes (njësi tregtare makinash), në pronësi të shtetasit B. H., i cili ka bërë kallëzim në Polici, për këtë shtetas. Më pas, shtetasi S. H., bashkë me 3 shtetasit e tjerë të arrestuar, ka kanosur me armë zjarri shtetasin B. H., për të tërhequr kallëzimin.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi S. H. ka kultivuar bimë narkotike që janë gjetur në fshatin Picrragë”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026