“Ju mblodha t”iu them se më tradhtoi”- Milioneri ndahet me të dashurën gjatë fejësës
Fejesa luksoze e një milioneri italian ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore, për shkak të kurthit që ai kishte ngritur për të akuzuar të fejuarën e tij për tradhti në mes të ceremonisë.
Sipas Daily Mail, shoqëria e lartë italiane u trondit nga ajo që ndodhi në pallatin e 64-vjeçarit Massimo Segre në Torino. Të ftuarit e përzgjedhur që kishin shkuar për të festuar fejesën e bankierit të njohur me 47-vjeçaren Christina Seimandi, u bënë dëshmitar të ndarjes publike të çiftit.
Ndërsa Segre përgatitej të fillonte fjalimin e tij, të gjithë prisnin që ai t’i kushton të dashurës një fjalim prekës me fjalë të ëmbla, por rezultoi krejt e kundërta.
“Dua t’i jap Kristinës lirinë për të dashuruar. Më konkretisht, ajo dashuron një person tjetër, një avokat të dalluar për të cilin padyshim, kujdeset më shumë se sa për mua”, e nisi fjalimin e tij bankieri.
“E dashura ime Christina, e di sa e dashuruar je me të shpirtërisht dhe seksualisht. Dhe e di që më parë keni pasur lidhje me një industrialist që njihni”, vijoi “akuzat” 64-vjeçari duke lexuar copën e letrës ku kishte shkruar fjalimin.
“Mos mendoni se më vjen mirë të dukem si qyqe para të gjithëve… Kristina është aq e mirë në paraqitjen e të vërtetave të saj, sa nuk mund t’i besoja asaj për t’ju thënë arsyen pse po i jap fund lidhjes. Është një histori banale e tradhtisë para se të bëhej dasma. Jam shumë i zhgënjyer dhe i trishtuar”, shton bankieri, përpara se t’i uronte më të mirat ish-të fejuarës dhe t’i sugjeronte të shkone në Mykonos me të dashurin e ri.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia