Gara e çiklizmit në Korçë/ Sportistët e Partizanit dhe Tiranës, fituesit e parë

22 Gusht 2023 | 15:54

Në Korçë është zhvilluar Kupa e Shqipërisë në Çiklizëm. Sportistët e Partizanit dhe Tiranës janë shpallur fituesit e etapës së parë të garës kombëtare.

Jonid Gjoka i Partizanit dhe Olsian Velia i Tiranës janë fituesit e etapës së parë të kupës së Shqipërisë në ciklizëm, etapë që për kadetët ishte e gjatë 54.6 km, me nisje në Piskupat e finish në Korçë.

Ndërkohë që për çiklistët e elitës gara ka nisur në të njëjtin vend, por ka vijuar deri në Bilisht për të pasur finishin në qytetin më të madh në juglindje të vendit. Sipas organizatorëve garat e etapës së parë kanë pasur rivalitet nga kilometri i parë e deri në fund kësaj etape, kjo edhe për meritë të shumë çiklistëve të cilët i kanë dhënë ritmin e duhur xhiros së parë të Kupës së Shqipërisë, e cila me se shumti ka qenë fushore e përzjerë me malore në Qafë Pllocë dhe në Grabovicë.

Pas garës Jonid Gjoka ka bërë me dije se të kesh një grup të gatshëm për të ndihmuar edhe fitorja bëhet me e lehtë në finish ndërkohë që Olsian Velia së bashku me një çiklist tjetër të ekipit të Tiranës ja kanë dalë për të stakuar çiklistët e tjerë, për të hyrë të vetëm në finishin e Korçës.

“Bëm një shkëputje malore me çunat e Korçës dhe me atë shkëputje punuam bashkë që erdhëm në finish. Dy kilometra para finsishit bëra një kolpo, i ikëm çunave dhe dolëm në vend të parë. Kam disa kohë që mundohem t’i mund korçarët dhe sot ia arrita qëllimit”,-tha Jonid Gjoka nga Partizani.

“Gara ishte tepër e fortë, por stërvitja ime është e mirë sepse për katër ditë do shkojmë edhe në kampionatin Ballkanik ku synojmë vendin e parë për kampion ballkani”,-tha Olsian Velia, Tiranë.

Presidenti i Federatës së Çiklizmit Skënder Anxhaku ka bërë me dije se kjo federatë po bën gjithçka duhet për ta futur kulturën e çiklizmit nëpër shkolla, por kërkon mbështetjen e qeverisë dhe pushtetit lokal, pasi sportit i çiklizmit ka kosto të lartë.

“Duhet t’i japim një mbështetje më të madhe sportit, nuk duhet ta lëmë në këtë mënyrë , se nuk bëhet ndonjë qamet i madh se dha 300 litra naftë bashkia për të dalë në stërvitje dhe për të ruajtur këta fëmijë. Duhet punuar shumë më shkollat dhe mësuersit e fiskulturës, por duhen edhe kushtet për këtë sport”,-tha Skënder Anxhaku.

Në ditën e dytë çiklistët e Elitës kanë garuar në etapën Korçë – Bilisht – Mali i Thatë – Korçë ndërkohë kadetët finishin e kanë pasur në Malin e Thatë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026