Grabiti me dhunë vilën, arrestohet pas 1 viti autori. Ndalohet shoku që e strehoi

23 Gusht 2023 | 10:31

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhjen me dhunë të një banese në vitin 2022 është arrestuar nga policia e Krujës.

Në pranga ka përfunduar dhe 1 shtetas tjetër, i cili strehoi në banesën e tij, 32-vjeçarin në kërkim.

Materialet proceduriale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i operacionit “Momenti”, në fshatin Mafsheq, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit I. K., 32 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, sepse në vitin 2022, ka vjedhur me dhunë në një banesë në fshatin Vinjolle, Milot.

Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 49 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ka strehuar në banesën e tij, 32-vjeçarin në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Jalë, në Bashkinë e Himarës, ku një person ka humbur jetën pas një aksidenti...
21:17 | 28/06/2026

Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë

Prej orëve të para të mëngjesit, dy turistë polakë kanë rënë në një greminë në Kanionin e Gjipesë. Në përpjekjet e para për t’u ardhur...
21:02 | 28/06/2026

Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në malin e Gopeshit, në njësinë administrative të Moglicës, në Maliq. Sipas informacioneve paraprake, një person...
20:46 | 28/06/2026