“Game over”, kapen në flagrancë 11 persona, organizonin lotari e konsumonin kokainë
Policia ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë 11 persona të cilët u kapën në flagrancë duke organizuar lotari të palejuara, në 2 lokale në zonën e Kombinatit. E përveç organizimit të lojërave të paligjshme ata po konsumonin edhe lëndë narkotike kokainë.
Pronari i njërit prej lokaleve, i cili kishte përshtatur lokalin për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, si dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, është shpalur në kërkim.
Ndërkohë policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 18 aparate celulare, shuma të ndryshme parash, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: F. K., 30 vjeç, Sh. O., 34 vjeç, E. L., 36 vjeç, M. M., 26 vjeç, B. Z., 33 vjeç, E. R., 28 vjeç, A. B., 23 vjeç, S. C., 33 vjeç, H. N., 34 vjeç, E. H., 22 vjeç, dhe V. M., 26 vjeç.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 23 vjeç.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke vendosur baste sportive online, duke luajtur poker me çipsa dhe duke konsumuar kokainë, 11 shtetasit e arrestuar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 18 aparate celulare, shuma të ndryshme parash, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Vijon puna për kapjen e shtetasit L. S. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin