Shtohen shpresat për Shqipërinë e RMV-në, Macron jep sinjale pozitive për hapjen e negociatave me BE

8 Janar 2020 | 08:38

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç zhvilluan një takim me fokus kryesor politikat e reja të zgjerimit. Takimi mes dy liderëve të dy vendeve u mbajt në Elize, ndërsa  pas takimit Macorn u shpreh i bindur në nevojat e ndryshimit të politikave të zgjerimit.

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi takimin e parë me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic, pasi Kroacia mori presidencën e BE me 1 janar të këtij viti. Ata diskutuan për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Europian përpara samitit të Zagrebit që do të mbahet në Maj të vitit 2020.

Temë qendrore e të cilit do të jenë Shqipëria dhe Maqedonia pas kundërshtisë së madhe franceze gjatë samitit të tetorit. Gjatë konferencës për shtyp Macron u shpreh se zgjerimi duhet të pushonte së qeni thjesht një proces burokratik .

“Franca propozoi një metodë të re, në mënyrë që zgjerimi i Bashkimit Evropian të ndalojë së qenuri thjesht një proces burokratik dhe të bëhet një rrugë e vërtetë politike, progresive e cila mund të diferencohet, e cila mund të përshpejtohet ose ndryshohet, e cila përfshin jo vetëm kushte por edhe avantazhe konkrete për vendet kandidate për anëtarësim. Ne kemi folur për këtë së bashku dhe në atë pikë e di se do të punojmë krah për krah”-tha z. Macron.

Bllokimi i procesit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u shoqërua me debate të forta në politikën shqiptare, ku nuk munguan as akuzat e opozitës kundrejt qeverisë, të cilën e cilësoi si fajtore për moshapjen e negociatave me familjen e madhe të Bashkimit Europian.

 Zyrtarë të lartë të BE-së e etiketuan si “gabim të madh” bllokimin e negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata thanë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë progres në shumë sektorë me rëndësi për integrimin në Bashkimin Europian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026