Arrestohet 17-vjeçari që shkaktoi aksidentin me 2 të vdekur në Sarandë

24 Gusht 2023 | 15:33

Policia e Sarandës ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin me dy viktima mëngjesin e së enjtes në Sarandë.

Në pranga është vënë 17-vjeçari E.Rr, i cili drejtonte automjetin pa patentë.

I mituri akuzohet për dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve në mënyrë te parregullt”.

Dy turistët italianë Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano humbën jetën mëngjesin e së enjtes në aksin  Sarandë-Ksamil, pasi motori me të cilin ata po lëviznin u përplas nga makina Benz, që drejtohej nga adoleshenti.

Grupi hetimor thotë se makina që lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit, është gjetur në kahun e kundërt, çka dyshohet se i ka prerë rrugën motorit.

Përplasja ka qenë e forte, aq sa dëshmitarët kanë folur për ngjarje horror, me trupat e viktimave që u gjendën, poshtë makinës që i përplasi.

Pas këtij aksidenti, është pezulluar nga detyra nën komisari i policisë rrugore në Sarandë, Adriatik Shehu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026