Ditëlindja përfundoi në tragjedi, italianët që vdiqën në Ksamil ktheheshin nga festa

24 Gusht 2023 | 20:12

Dy turistë italianë, Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32 vjeç, me origjinë nga Pozzuoli i Italisë humbën jetën sot në një aksident rrugor në Ksamil.

Lajmin e ka bërë të ditur policia lokale përmes një deklarate.

Rreth orës 3 të mëngjesit, dy italianët po ktheheshin në Sarandë me një motor kur një makinë Mercedes Benz, e drejtuar nga një adoleshent pa patentë iu preu papritmas rrugën.

Përplasja rezultoi fatale për dy italianët, ndërsa shoferi i makinës dhe një bashkëmoshatar që ishte pasagjer, përfunduan në spital.

Sipas informacioneve paraprake Gritto dhe Tizzano po ktheheshin nga një klub pasi festonin ditëlindjen e këtij të fundit. Më pas ndodhi aksidenti.

Dinamika e saktë e aksidentit po hetohet nga policia lokale e cila ka kryer konstatimet në vend. 17-vjeçari u ndalua për shkelje të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e disa personave (nuk kishte leje drejtimi duke qenë i mitur) dhe për drejtim të parregullt të mjetit. Ai së shpejti do të merret në pyetje.

Në pamjet e publikuara në TikTok shihen dhe pamjet nga festa e ditëlindjes që përfundoi me një tragjedi.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026