Rusia zgjat burgimin për gazetarin, Evan Gershkovich në qeli deri më 30 nëntor

24 Gusht 2023 | 20:20

Një gjykatë në Moskë ka zgjatur paraburgimin për gazetarin e “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, i cili u arrestua tre muaj më parë nën akuzën e spiunazhit.

Sipas mediave amerikane, periudha e paraburgimit për reporterin u zgjat deri më 30 nëntor, pak ditë përpara skadimit të saj më 30 gusht.

Më 22 qershor, Gershkovich humbi apelin kundër zgjatjes së masës në seancën e mbajtur në një gjykatë të kryeqytetit rus.

Ai ndodhet i burgosur në Rusi që prej muajit mars, kur u arrestua për akuza që vetë ai, media për të cilën punon dhe qeveria amerikane i mohojnë.

Arrestimi i tij ishte i pari i një gazetari amerikan në Rusi nën dyshimin e spiunazhit që prej Luftës së Ftohtë, veprim ky që çoi në acarimin e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë dhe që ka përkeqësuar më tej marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit.

Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar se Gershkoviç është arrestuar padrejtësisht në Rusi, ndërsa presidenti Joe Biden i ka bërë thirrje Kremlinit që ta lirojë.

Muajin e kaluar, ai tha se po shqyrtonte seriozisht mundësinë e shkëmbimit të të burgosurve me Moskën.

“Jam gjithmonë serioz kur bëhet fjalë për lirimin e amerikanëve që mbahen ilegalisht të burgosur në Rusi apo kudo tjetër. Dhe ky proces është në zhvillim”, deklaroi Biden në një konferencë shtypi në Helsinki.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026