Pesë të vdekur dhe rreth 600 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë thotë se pesë qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë evidentuar edhe 581 raste të reja.
Aktualisht në 4 spitalet Covid po marrin mjekim 276 pacientë, 32 në terapi intensive, nga të cilët pesë janë të intubuar.
Ministria thotë se krahas rasteve të reja janë shëruar edhe 465 qytetarë, duke e çuar kështu numrin e të shëruarve 40,090, që nga fillimi i pandemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14899
Fier 1923
Shkodër 1384
Durrës 1429
Lezhë 1017
Vlorë 1030
Korçë 890
Elbasan 1032
Berat 832
Dibër 552
Gjirokastër 477
Kukës 391.
Qarku më i prekur në Shqipëri nga coronavirus është Tirana. Sipas të dhënave, kjo e fundit ka numrin më të lartë të viktimave dhe të të infektuarve nga Covid-19.
Autoritetet theksojnë se që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot në vend janë regjistruar 1270 humbje jete.
Në buletinin ditor të përditësuar me situatën e pandemisë në vend, MSH-ja kërkon nga qytetarët të respektojnë masat dhe të shmangin grumbullimet masive.
Komiteti Teknik i Ekspertëve në një konferencë për media u shpreh se masat kufizuese, që janë aktualisht në fuqi, do vijojnë të mbeten të tilla me një afat të pacaktuar.
Lexoni gjithashtu:
Universitetet mësim online, pedagogia Lili Sula: Jemi në gjendje kritike
Manastirliu: Me COVAX dhe Pfizer do të vaksinojmë 800 mijë shqiptarë
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta