Ivica Daçiç pritet të intensifikojë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Serbia do të vazhdojë aksionin e saj diplomatik kundër pavarësisë dhe njohjes së Kosovës. Duke folur për prioritetet e Serbisë për vitin 2020, ministri Daçiç u shpreh se politika e shtetit të tij ka si objektiv kryesor mbrojtjen e sovranitetit territorial.
“Serbia do të vazhdojë të luftojë për ruajtjen e integritetit të territorit dhe sovranitetit të saj në vitin 2020, dhe luftën për një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës, si dhe të lobojë për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.”-tha z.Daçiç
Ministri Daçiç tha se 20 vende kanë tërhequr njohjen e tyre për Kosovën që kur qeveria serbe filloi fushatën e lobimit kundër saj.
Kjo qasje e re e politikes serbe kundrejt Kosovës bie ndesh me thirrjen e ndërkombëtarëve, të cilët shpeshherë u kanë bërë apel të dyja vendeve që të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve.
Kosova dhe Serbia kanë qenë një ndër temat kryesore në fokus të politikës evropiane në gadishullin e Ballkanit Perëndimor, por deri tani, nuk ka asgjë konkrete për zgjidhjen e konflikteve të vjetra mes dy shteteve.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur