VIDEO| Ronaldo dhe Mane dhurojnë spektakël, portugezi tripletë me Al Nassr
Al Nassr ka rrëmbyer fitoren e parë në këtë sezon të ri në Arabinë Saudite. Ekipi i drejtuar nga Luis Castro fitoi me rezultatin e thellë 0-5 në transfertë, ndërs shkëlqeu dyshja Ronaldo-Mane. Përballja me Al Fateh do të zhbllokohej në minutën e 27’ aty ku Sadio Mane shënoi golin e parë. 9 minuta më pas dyfishoi ylli portugez, i cili më tej do ta mbyllte përballjen me një tripletë.
Me nisjen e fraksionit tjetër erdhën dhe tre gola të tjerë me autorë Mane dhe dygolësh i Ronaldos. Kjo ishte një tjetër paraqitje pozitive e yllit portugez, i cili është padyshim lideri kryesor i Al Nassr, edhe pse skuadra në këtë sezon të ri nuk e ka nisur mirë.
Aktualisht Al Nassr renditet në vendin e 10-të në kampionat, ndërsa në dy javët e para pësoi humbje. Al Nassr është skuadra me më tepër buxhet të shpenzuar në këtë merkato verore, ndërsa pjesë e sfidës ndaj Al Fateh ishte dhe qendërmbrojtësi spanjoll Laporte, i cili vetëm pak orë më parë firmosi me skuadrën. Në krye të tabelës qëndron Al Ittihad, skuadra në të cilën luan dhe fituesi i Topit të Artë Karim Benzema, me 9 pikë të plota.
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)