Zjarri pranë fushës së mbetjeve në Elbasan, Balla: Policia do t’i ruajë 24 orë

27 Gusht 2023 | 08:10

Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e të shtunës pikën e grumbullimit të mbetjeve, e cila gjendet pranë inceneratorit të Elbasanit.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili është shprehur se ka urdhëruar Policinë e Shtetit të rrisë sigurinë pranë landfilleve në të gjithë vendin.

Balla tha se i ka kërkuar policisë bashkiake të krijojë shërbim 24 orë kontrolli dhe zjarrfikëse që të jenë pranë për çdo lloj rasti. Policia ka dyshime që qofte zjarri në Elbasan, qoftë tentativa në Fier janë të qëllimshme.

“Kam urdheruar Policinë e Shtetit të rrisë sigurinë pranë landfieldëve – fushave të mbetjeve në të gjithë vendin. Kam kërkuar që edhe policitë bashkiake të krijojnë shërbim 24 orë kontrolli dhe shërbimet zjarrëfikëse të jenë pranë për të parandaluar çdo zjarrvënie. Policia e Shtetit ka dyshime që qoftë zjarri në Elbasan, qoftë tentativa në Fier janë të qellimshme”, është shprehur Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026