Hashashi dhe “dritat e kuqe”, Amsterdami ‘luftë’ turistëve të këqij

28 Gusht 2023 | 16:53

Ndër qytetet më të vizituara të Europës, Amsterdam është më i veçanti, por dhe më kontroversi ndër to. Kryeqyteti holandez me afro 800 mijë banorë mirëpret çdo vit 20 milionë turist.

Por pavarësisht pasurisë kulturore dhe hapësirave të gjelbra, ai mbart famën e destinacionit më liberal dhe festiv në Europë.

Lagjet famëkeqe “red light distric”, si dhe konsumi i ligjshëm i kanabisit kanë bërë që qyteti të tërheqë prej kohësh një target turistësh të diskutueshëm që i kanë prishur imazhin.

Tashmë qytetit po paguan çmimin e politikave tejet tolerante. Bashkia e qytetit ka afishuar tabela në anglisht, në të cilat u kërkohet turistëve të mos urinojnë në ambiente publike. Këto dhe shumë të tjera, janë masat që po ndërmerren për të mbrojtur qetësinë e jetesës se qytetit, i cili cenohet nga turistët e shfrenuar. Bashkia ka nisur një fushatë me moton të “të parandalojmë” telashet e shkaktuara nga turizmi. Këshilli i qytetit ka ndaluar anijet e lundrimit në muajin korrik për të parandaluar “mbipopullimin” në zonat më të frekuentuara nga turistët.

Ndërkohë në maj, tymosja e kanabisit u ndalua në “red light district”. Fushata digjitale “qëndro larg”, ka për qëllim largimin e turistëve më pak të dëshiruar për rendin dhe qetësinë e qytetit, të cilët sipas organeve të rendit daneze janë kryesisht burra britanikë nga mosha 18 deri 35 vjeç, të cilët vizitojnë Amsterdamin për festa të çmendura me alkool, drogë dhe jo vetëm.

“Vizitorët do të mbeten të mirëpritur, por jo nëse sillen keq dhe shkaktojnë bezdi”, tha nënkryetari i bashkisë Sofyan Mbarki në një deklaratë. Shumë vendas gjithashtu mbështesin iniciativën, të lodhur nga mbipopullimi dhe turma të pafundme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026