Deputeti i PD: Pse nuk shkoj në Kuvendin e Bashës? S’na sjell në pushtet
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të organizuar nga kreu i rizgjedhur i PD, Lulzim Basha.
Sipas tij, ky kuvend nuk i sjell asgjë PD, dhe për më tepër nuk mundet dot ta sjellë në pushtet në 2025.
“Çfarë na sjell ky kuvend? Për çfarë duhet t’i besojmë një gjëje që nuk ngjit, nuk ndez? Unë marr pjesë në Kuvendin e Shqipërisë ku përfaqësoj ata demokratë që janë të lodhur edhe nga Basa edhe nga Berisha. Zgjedhjet e 14 majit treguan se PD ka nevojë për të gjithë demokratët për të fituar”, tha Korreshi.
Më datë 2 shtator Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar. Ky ishte ndër vendimet e para që mori kryesia e partisë fill pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës kryetar.
Mbledhja e organit më të lartë drejtues të partisë pritet të jetë një pikë kulmore e asaj se si do të jetë Partia Demokratike pa Sali Berishën dhe grupin e rithemelimin dhe me dominimin absolut të Lulzim Bashës.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet