Përmirësoni përvojën e argëtimit në shtëpi me televizorët Samsung e platformën Knox

29 Gusht 2023 | 11:28

Linja e televizorëve Samsung Neo QLED 98” dhe Samsung OLED 77” përfaqëson tencencat e fundit, që të gjithë kërkojnë në një televizor, për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë e kujtdo. Për këtë, Samsung kryeson tregun global të televizorëve për të 17-in vit radhazi, duke ofruar përvojë premium të të shikuarit.

Ekran me përmasa të mëdha është veçoria kryesore që të gjithë kërkojnë teksa janë duke përzgjedhur televezorin e ri, prandaj ne ju prezantojmë  modelet e televizorëve Samsung Neo QLED 98” dhe Samsung OLED 77”, të cilët vjinë plot stil, për tu përshtatur në të gjitha ambientet e brendshme të shtëpisë tuaj.

Cilësi e lartë e figurës

Pavarësisht nëse po shikoni një film apo programe të ndryshme, ndriçimi i duhur është çelësi për t’u zhytur në një përvojë argëtuese. Televizorët Samsung Neo QLED 98”dhe Samsung OLED 77” ofrojnë cilësi brilante e figurës  4K, të  plotësuar nga 20 rrjete të integruar algoritmesh, të cilat do ta shndërroj parjen e filmave, në aktivitetin tuaj të preferuar. Teknologjia inovative e Samsung mundëson të zeza të thella të pakrahasueshme, të bardha më të pastra dhe të gjitha nuancat e ngjyrave me ndihmën e pikselëve të avancuar vetëndriçues të mundësuar nga Quantum Dot, për të ofruar detaje të pakrahasueshme të figurës.

Gjithashtu, linja e televizorëve Samsung Neo QLED 98” dhe Samsung OLED 77” falë modalitetit Eye Comfort, arrijnë të  optimizojnë automatikisht ndriçimin e ngjyrave në ekran, duke ju dhuruar relaks të plotë gjatë gjithë qëndrimit tuaj para ekranit. Ndërsa veçoria Real Deph Enhancer i pasqyron imazhet ashtu si fokusi i syve  të njeriut funksionon, duke rritur kontranstin në planin kryesor.

Dizajn modern

Televizorët Samsung Neo QLED 98” dhe Samsung OLED 77” karakterizohen nga dizajni elegant Infinity One, i cili e çon përvojën tuaj të shikimit në një tjetër nivelin me profilin e tij jashtëzakonisht të hollë. Kjo linjë televizorësh  dallohet për kornizat minimaliste, profil të hollë dhe të sheshtë të pjesës së pasme, të cilat përshtaten me çdo ambient të brendshëm, pavarësisht nga madhësia e hapësirës.

Skajet e zeza të cilat janë zhdukur plotësisht, së bashku me kornizën ultra të hollë janë përpunuar në mënyrë që të heqin të gjitha shpërqendrimet për t’ju dhënë një pamje të plotë.

Zhytu më thellë në tingujt gjithëpërfshirës

Zëri gjithashtu nuk do tingëllojë më njësoj. Teknologjia e tingullit Object Tracking Sound Pro, që vjen në këto dy modele televizorësh,siguron që tingulli të ndjekë veprimin e figurës dhe në përputhje me ngjyrat, ju vendos ju në qënder ku zhvillohet veprimi dhe ju dhuron një eksperiencë gjithëpërfshirëse.

Nga ana tjetër, modaliteti më i ri, Q-Symphony, vesh hapsirën tuaj me tinguj automatikisht në çdo cep të ekranit, duke ju dhuruar harmoni të përsosur. Nëse dëshironi që tingujt e ekranit tuaj të jenë shumë dimensional, duke treguar çdo detaj me qartësi dhe thellësi të pakrahasueshme, soundabare-t Dolby Atmo, të cilat janë kryesojnë tregun global për të 9 vit radhazi, janë zgjedhja ideale.

Ndihuni të sigurt me platformën Knox

Me televizorët Samsung Neo QLED 98” dhe Samsung OLED 77”  ju mbetet vetëm të kujdesi për relaxin tuaj. Modaliteti SmartThing, kontrollon dhe monitoron të gjitha pajisjet Smart të ndërlidhura në shtëpinë tuaj dhe gjithashtu ju jep mundësinë të optimizoni dhe personalizoni cilësime të ndryshme sipas preferencave tuaja.

Gjithashtu, Samsung është kujdesur edhe për mbrojtjen e të dhënave personale të secilit përdorues. Falë platformës Knox, e cila është një veçori softuerike e integruar në televizorët Samsung, pajisjet tuaja do të jenë të sigurta nga kërcënimet, si vjedhjet apo hakimet dhe virusët e ndryshëm. Për më tepër, përditësimet e regullta, ju ofrojnë mbrojtje të vazhdueshme të të dhënave konficendiale dhe të ndjeshme  të përdoruesve, të cilat ndodhen në televizorë, por edhe të pajisjve të tjera të ndërlidhura me to.

Për më shumë informacion rreth televozorëve Samsung, ju lutem vizitoni linkun.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026