Federata spanjolle i kërkon zyrtarisht dorëheqjen Rubiales, protesta në Madrid

29 Gusht 2023 | 10:39

Federata spanjolle e futbollit i ka bërë thirrje presidentit të saj Luis Rubiales të japë dorëheqjen pas skandalit të puthjes së tij në finalen e Kupës së Botës për femra.

Rubiales është përballur me kritika të shumta pasi puthi në buzë lojtaren Jenni Hermoso pas fitores së Spanjës në finale.

Në një deklaratë të hënën në mbrëmje, federata spanjolle e futbollit tha se pas “sjelljeve të papranueshme që kanë dëmtuar rëndë imazhin e futbollit spanjoll”, zotit Rubiales i kërkohet “të paraqesë menjëherë dorëheqjen e tij si president”.

Federata kërkoi gjithashtu “një ristrukturim organik të thellë dhe të afërt në pozicionet strategjike të federatës për t’i hapur rrugë një faze të re të menaxhimit në futbollin spanjoll”.

Qindra njerëz u mblodhën të henën, në qendër të Madridit, në protestat e thirrura nga grupet feministe në mbështetje të futbollistes.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e tij, duke brohoritur: “Nuk është puthje, është agresion”.

Një nga protestueset, Carlota Andreas, tha për Sky Neës se të gjithë duhet të protestojnë kundër personave si Rubiales, jo vetëm në futboll por në çdo fushë të jetës.

“Unë mendoj se është e rëndësishme që të gjithë të vijnë këtu dhe të protestojnë kundër këtyre njerëzv, të gjithë.

Është e papranueshme ajo që bëri. Ai duhet të thotë lamtumirë dhe një grua duhet të jetë atje për ta zëvendësuar”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit

Kryeministri britanik në largim , Sir Keir Starmer, do të udhëtojë për në Kiev këtë të enjte, për bisedime me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në...
08:30 | 16/07/2026

Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i paraqiti Radës Verkhovna nominimin e Sergii Koretskyi, drejtorit ekzekutiv të kompanisë shtetërore të energjisë Naftogaz, për kryeministër, tha të mërkurën...
08:23 | 16/07/2026

Jordania rrëzon 8 raketat iraniane

Ushtria e Jordanisë tha se mbrojtja e saj ajrore ka kapur dhe rrëzuar tetë raketa iraniane herët të enjten sipas orës lokale që po shkonin...
08:22 | 16/07/2026