Interi mposht Cagliarin, Lautaro shënon sërish, zikaltrit ngjiten në vendin e dytë
Milan, Inter, Napoli dhe Verona janë të vetmet skuadra të cilat e kanë nisur me dy fitore sezonin e ri në Serinë A.
Zikaltrit mposhtën të hënën në mbrëmje Cagliarin me rezultatin 2-0, ndërsa Lautaro Martinez ishte autori i njërit prej golave. Skuadra e Simone Inzaghit është paraqitur mirë në dy ndeshjet e para, ndërsa ka shënuar 4 gola dhe nuk ka pësuar asnjë.
Ndaj Cagliarit, goli i parë erdhi nga Dumfries, ndërsa në minutën e 30 dyfishoi Lautaro. Aq mjaftoi që Interi ta mbyllte ndeshjen me 3 pikë të fituara. Në përballjen tjetër të së hënës, Salernitana barazoi me Udinesen. Golat u shënuan nga Dia, më pas për miqtë realizoi Samardzic.
Ekipet nga Milano janë ato që e kanë nisur mjaft mirë këtë sezon, me Milanin që përkohësisht udhëheq tabelën e klasifikimit, me 6 gola të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar. Ajo çka bie në sy janë humbjet e njëpasnjëshme të Lazios e cila u mposht nga Lecce e Genoa. Java e ardhshme premton disa sfida interesante si Roma-Milan, Napoli-Lazio apo Inter-Fiorentina.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rivali ynë është Milani, rrëfehet Arnautoviç: Dua të fitoj tripletën me Interin
- Messi shënon në MLS, Inter Miami rikthehet tek fitorja, triumfon me rezultatin 2-0
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta