“Rivali ynë është Milani”, rrëfehet Arnautoviç: Dua të fitoj tripletën me Interin
Marko Arnautoviç ishte rikthimi i madh i Interit, me austriakun që rikthehet në Meazza pas plot 13 vitesh. Sulmuesi është shfaqur i entuziazmuar me këtë transferim tek skuadra italiane, ndërsa debutoi në përballjen ndaj Monzas, aty ku triumfuan me rezultatin 2-0.
Në një deklaratë për mediat, 34-vjeçari ka shprehur dhe synimet e tij me skuadrën.
“Para së gjithash Scudetton, ne do të luftojmë për yllin e dytë. Tripleta nuk është e lehtë. Edhe para trembëdhjetë vjetësh askush nuk e besonte në fillim të sezonit, nuk e dini kurrë. Por nuk është e lehtë, duhet të bëjmë shumë, nuk mund të them se ku do të arrijmë në fillim të sezonit. Do të ishte një ëndërr për të gjithë ne lojtarët dhe për klubin”, tha Arnautoviç.
Më tej, Arnautoviç ka zgjedhur dhe skuadrën të cilën cilëson si rivalen kryesore në kampionat.
“Rivali i parë është gjithmonë Milani, në Milano është një nga derbit më të mëdhenj në botë. Në këtë merkato e kanë forcuar skuadrën, por ne nuk kemi frikë nga askush”.
Marko Arnautoviç iu bashkua vetëm pak ditë më parë Interit, ndërsa sulmuesi u kushtoi zikaltërve afro 10 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn