Milani mposht Bolonjën, Giroud: Ky ekip është spektakolar

22 Gusht 2023 | 14:58

Milani ia ka dalë me sukses të kalojë pengesën e parë në Serinë A, Bolognan të cilën e mposhti me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë e nisën mirë përballjen, duke arritur të shënojnë dy herë që në fraksionin e parë, me Giroud dhe Pulisiç. Një ndeshje të mirë zhvilloi dhe Bologna, e cila e pati të pamundur të shënonte ndaj një skuadre kompakte siç ishte Milani përgjatë 90 minutave.

Në përfundim të sfidës ishte francezi Giroud ai i cili analizoi përballjen.

“E nisëm mjaft mirë ndeshjen dhe ishim shumë efikasë para portës kundërshtare. Në rezultatin 2-0 mund të menaxhonim disi më mirë, por nuk ishte shumë e lehtë për ne”, tha Giroud.

Më tej sulmuesi i ka thurur elozhe skuadrës, ndërsa shpreson se do të zhvillojë nëj sezon pozitiv.

“Kampionati do të jetë mjaft i gjatë e po ashtu edhe sezoni. Që në ndeshjen e parë donim të tregonim se jemi gati për të përballuar këtë sezon të ri dhe ia dolëm mbanë. Ky Milan mund të jetë spektakolar këtë sezon”, tha Giroud.

Në ndeshjen e radhës Interi do të përballet me Torninon, ndërsa java e 4-ët e kampionatit Italian premton spektakël në derbin e Madoninës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026