Studentët dorëzojnë peticionin me 6 mijë firma: Na ktheni në auditore
Një peticion me 6 mijë firma është dorëzuar këtë të hënë në Kryeministri, Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë nga studentët të cilët kërkojnë rikthimin në auditore për seminaret, praktikat dhe laboratorët.
Sipas tyre është e padrejtë që universitetet vijojnë të zhvillojnë mësimin online dhe për këtë arsye ata kërkojnë një rishikim të këtij vendimi.
Të rinjtë shprehen se kërkesa e tyre duhet të shihet me përparësi, pasi po afron sezoni i provimeve.
Ndryshe nga shkollat fillore dhe të mesme, universitetet vijojnë të jenë të mbyllura dhe studentët tashmë prej muajsh janë në mësim “online” teksa ende nuk dihet se kur do të rikthehen në auditore.
Ndërkaq lidhur me mënyrën e vijimësisë së procesit mësimor ministrja e arsimit, Evis Kushi zhvilloi një takim me rektorët e universiteteve.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta