Mbushi makinën me 41 kg guralecë nga Sardenja, arrestohet për vjedhje francezi

30 Gusht 2023 | 13:23

Një burrë është arrestuar pasi vodhi një sasi të madhe guralecash nga një plazh i mbrojtur i Sardenjës.

“Është normale të shkosh në shtëpi nga pushimet me një suvenir. Por qëndroni te një magnetet ose një glob bore dhe largohuni nga gurët e çmuar”, është msazhi për turistët që duan të vizitojnë Sardenjën.

Një francez përballet me një gjobë deri në 3,000 euro pasi policia gjeti 41 kilogramë guralecë dhe gurë nga plazhi i pacenuar Lampianu në bagazhin e makinës së tij.

Ai u ndalua teksa po përpiqej të hipte në një traget nga Porto Torres në portin francez të Nisë.

Plazhet me rërë të bardhë të Sardenjës janë me famë botërore – por marrja, mbajtja ose shitja e rërës, guralecave, gurëve ose predhave nga bregu ose deti dënohet me gjobë deri në 3,000 euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026