Rama në shkollën e rikonstruktuar të Hoteleri-Turizmit: 80%e studentëve janë në punë
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të mërkurë në një vizitë në shkollën e rikonstruktuar të Hoteleri-Turizëm në Tiranë, e cila ka nisur certifikimin nga Shkolla e Lausanës.
Kryeministri ka parë nga afër ambientet e shkollës profesionale, ku 80% e studentëve punësohen në fushën e hotelerisë pa mbaruar ende studimet.
Kryeministri tha se përmirësimi i kushteve dhe cilësisë do të jetë në fokusin kryesor të qeverisë së tij, sidomos në këto kohë kur Shqipëria po përjeton një fluks të jashtëzakonshëm turistësh.
Duke folur me studentët Rama i këshilloi ata të mendohen mirë nëse duan të ikin nga vendi, e të bëjnë llogaritë që nga lekët që do u ngelen në fund të muajit deri te “me kë do pinë kafen e do bëjnë muhabet”.
“Duhet ta bëni mirë llogarinë para se të mendoni për të ikur, se llogaria nuk bëhet vetëm sa të japin atje e sa të japin këtu, por se sa të ngelen këtu dhe atje në fund të muajit.
Me pagat 400 mijë lekë atje ngelet më shumë se këtu, por në pagat 900, 1 milionë, 1 milionë e ca, në punë si menaxher, drejtor salle apo pika më lartë në shërbim, këtu të ngelen më shumë.
Duhet bërë llogaria, sa është taksa atje, sa janë këtu, sa është transporti atje, sa është këtu, sa është qiraja andej, sa është te prindërit dhe a ke njeri atje të pish kafe apo jo”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen
Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 11:10 Drejtori i shkollës së Magjistraturës: Media duhet të raportojë me kujdes çështjet gjyqësore, perceptimi shpesh zë vendin e provës
- 11:03 Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë
- 11:00 Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
- 10:51 “Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë
- 10:46 Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
- 10:42 Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s