Ndahet nga jeta ish-zëvendësministri i Arsimit, prek me fjalët Berisha

30 Gusht 2023 | 10:29

Është ndarë nga jeta këtë të mërkurë ish-zëvendësministri i Arsimit në qeverinë e Partisë Demokratike, Edmir Kapidani.

Lajmi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në facebook, ku ndarë një mesazh ngushëllimi për familjarët dhe miqtë e ish-bashkëpunëtorit të tij.

Krahas postit në kabinetin e Berishës, Kapidani ka qenë gjithashtu kryetari i Partisë Demokratike në Degën e Durrësit për tre mandate.

“Edmir Kapidani mbyll sytë përgjithmonë.

Të dashur miq, Edmir Kapidani njëri nga veprimtarët më të shquar të Partisë Demokratike të Degës Durrës, ish kryetari i saj në tre mandate edhe në periudhat më të vëshira të saj, anëtar i forumeve qëndrore të kësaj partie, ish zëvendësministër i arsimit në qeverinë e Partisë Demokratike mbylli sytë përgjithmonë. Edmir Kapidani ishte një politikan i urtë dhe i vendosur, drejtues i aftë, punëtor, i përkushtuar, me një kontribut të spikatur në fushat ku punoi. Ai ishte një qytetar, prind dhe familjar shembullor dhe mik i dashur për të gjithë ata që patën fatin të gëzojnë miqësinë e tij.

Duke shprehur mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin e ngushtë që kemi patur, ndihmesën e tij të çmuar, shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij të nderuar, miqve të afërmve dhe të gjithë demokratëve të Durrësit për ndarjen nga jeta të Edmir Kapidanit që do ta kujtojmë me nderim të veçantë gjithmonë. Unë lutem së bashku me ta, që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin”, shkruan Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026