Berisha: Shoqëria është në prag vetëvrasje, sot shqiptarët janë në duart e krimit

23 Gusht 2023 | 11:52

Ish-kryeministri Sali Berisha mori pjesë këtë të mërkurë në tryezën e debatit “Pushteti i Krimit”, të organizuar nga Rithemelimi.

Në fjalën e tij Berisha tha se shoqëria shqiptare është në prag vetëvrasjeje nëse nuk ngrihet fuqishëm, pasi bota e krimit sipas tij kontrollon çdo qelizë të qeverisë.

Sipas tij tij krimi ka kapur maxhorancën dhe mund të kalojë çdo ligj që dëshiron në parlament

“Në vitin 2013, me ndërrimin e pushtetit, ditën e inaugurimit të qeverisë, i jam drejtuar Edi Ramës me këto fjalë: Lidhjet tua me krimin janë universale dhe universalisht të njohur. Shqiptarët të amnistuan se të votuan. Por fati i kësaj shoqërie do varet nga lidhjet që do mbash me krimin. Do i presësh ato apo do i vazhdosh ato. Nëse i vazhdon ato, duke qenë kryeministër, kjo do jetë katastrofë për shqiptarët.

Kur i thashë Edi Ramës se lidhjet e tua me krimin janë universale, i thashë atij një të vërtetë sepse ai, në të shumta raste, ishte i vetmi kryetar bashkie në botë, që në vend të mbrohej nga garda, merrte vrasës dhe trafikantë si mburojë.

Madje për të zyrtarizuar çdo gjë, bëra edhe një vendim të Këshillit të Ministrave, ku kryetarin e Bashkisë së Tiranës e vendosa në një trajtim më të mirë se ministrat, se në atë kohë ministrat nuk kishin mbrojtje nga garda.

Koha provooi se pas 10 vitesh, për shkak të përhapjes së tmerrshme, ortakërisë të ngushtë, shoqëria shqiptare ndodhet në prag të një vetëvrasje për shkak të krimit.

Sot, vendimmarrësi absolut në distancë në këtë vend është krimi, krimi, krimi.

Krimi sot, i lartësuar në pushtet në nivel kryeministri, është i aftë të kalojë në parlament çdo ligj. Është i aftë të marrë në qeveri çdo vendim, është i aftë të përcaktojë çdo tender, është i aftë të përcaktojë çdo emërim, është i aftë të nxjerrë çdo leje dhe licencë, është i aftë të eliminojë çdo kundërshtar.

Sot, shqiptarët, si kurrë në historinë e tyre, që kur është themeluar shteti, fëmijët e tyre, qenia e tyre, ekonomia e tyre, është e tëra në duart e krimit”, thaBerisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026